PD zgjedh për herë të parë një grua në Peqin, Gripshi fiton drejtimin

Data

Në zgjedhjet e zhvilluara këtë fundjavë në degën e Partia Demokratike e ShqipërisëPeqin, anëtarësia ka zgjedhur për herë të parë një grua në krye të strukturës lokale.

Enkelejda Gripshi është shpallur fituese e garës përballë Armand Kurti, duke marrë drejtimin e degës së PD-së në qytet.

Ky rezultat shënon një moment historik për degën e PD në Peqin, pasi është hera e parë që një grua merr këtë detyrë që nga themelimi i partisë në këtë zonë.

Zgjedhja e Gripshit konsiderohet si një sinjal për hapje dhe rinovim brenda strukturave lokale të opozitës, si dhe një hap përpara në rritjen e përfaqësimit të grave në politikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related