Petrit Malaj prezanton projektbuxhetin 2026 në Komisionin e Ekonomisë, opozita mungon për shkak të bojkotit

Data

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2026”.

Gjatë seancës, ministri paraqiti parashikimet kryesore fiskale dhe prioritetet që parashikon qeveria për vitin e ardhshëm.

Mbledhja u zhvillua në mungesë të përfaqësuesve të opozitës, pasi deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan punimet e komisionit.

Sipas vendimit të grupit parlamentar të PD-së, asnjë deputet demokrat nuk do të marrë pjesë në komisione parlamentare derisa të merret një vendim zyrtar në mbledhjen e ardhshme të grupit, qe do te zhvillohet sot.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related