Edi Rama mbledh Asamblenë e Partia Socialiste në Durrës, fokus te riorganizimi i brendshëm

Data

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Asamblenë e Partia Socialiste, në një takim që pritet të zhvillohet në Durrës, në orën 10:00.

Mbledhja do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, ndërsa më pas fjala do t’i kalojë Ramës, i cili do të drejtojë diskutimet.

Sipas informacioneve, fokusi kryesor i kësaj mbledhjeje do të jetë organizimi i brendshëm i partisë dhe ristrukturimi i saj, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme brendapartiake.

Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm politik, ku mazhoranca synon të forcojë strukturat dhe të konsolidojë organizimin në terren për sfidat e ardhshme elektorale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related