Irani paralajmëron sulme globale, zyrtari ushtarak: As zonat turistike dhe parqet nuk do të jenë më të sigurta

Data

Tensionet ndërkombëtare vijojnë të rriten, teksa një zyrtar i lartë ushtarak i Irani ka paralajmëruar për mundësinë e sulmeve në zona civile në mbarë botën.

Zëdhënësi ushtarak Abolfazl Shekarchi deklaroi se edhe parqet, zonat rekreative dhe destinacionet turistike mund të bëhen objektiva, duke rritur shqetësimet për sigurinë globale.

Paralajmërimi vjen në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe shton frikën se Irani mund të përdorë taktika të reja presioni, përfshirë sulme jashtë rajonit.

Më herët, autoritetet amerikane kishin sinjalizuar rrezikun e mundshëm të kërcënimeve nga Irani, ndërsa edhe në Evropë janë ngritur shqetësime për aktivizimin e mundshëm të rrjeteve apo qelizave të fshehta.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se situata mbetet e paqëndrueshme dhe se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të ketë pasoja të gjera në nivel global.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related