Rreth 120 mijë besimtarë myslimanë janë mbledhur këtë mëngjes në Sheshi Skënderbej për të falur namazin e Fitër Bajramit, duke shënuar një nga tubimet më të mëdha fetare në vend.
Pas 30 ditësh agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët kremtuan këtë festë të rëndësishme në një atmosferë paqeje, reflektimi dhe bashkimi.
Pamjet spektakolare nga lart, të realizuara nga fotografi i Reuters, Florion Goga, tregojnë mijëra qytetarë të mbledhur në shesh, duke krijuar një panoramë mbresëlënëse që është pasqyruar edhe në mediat e huaja.
Falja në kryeqytet u shoqërua me mesazhe solidariteti, paqeje dhe mirëkuptimi, duke reflektuar një nga vlerat më të spikatura të shoqërisë shqiptare: bashkëjetesën fetare.
Pas ceremonisë, besimtarët vijuan traditën e festës duke shkëmbyer urime dhe duke u mbledhur me familjet e tyre për të festuar këtë ditë të shenjtë.
