Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e opozitës që pritet të zhvillohet të dielën, më 22 mars 2026, në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, demonstrata do të nisë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin mes Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Nënë Tereza, përpara godinës së Kryeministrisë.
Ambasada amerikane paralajmëron se protesta mund të zgjerohet edhe në zonat përreth, ndërsa pritet prani e shtuar e forcave të policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut para dhe gjatë zhvillimit të saj.
Për këtë arsye, qytetarëve amerikanë dhe stafit të ambasadës u është këshilluar të shmangin zonën e protestës dhe të qëndrojnë vigjilentë për sigurinë personale.
Në njoftim theksohet se tubime të tilla mund të nisin paqësisht, por situata mund të ndryshojë shpejt, duke sjellë tensione apo probleme në qarkullim.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve të ndjekin mediat lokale, të shmangin grumbullimet e mëdha, të kenë një plan emergjence dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në qytet.
