“Shkëlzen Berisha bashkëpronar me Bashkim Ulajn”/ Banori i Rrjollit hedh akuza të forta ndaj Sali Berisha: Nuk do të ndalem deri në zbardhjen e së vërtetës

Data

Një nga banorët protestues të Rrjollit, Prek Molla, ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij, lidhur me projektin e ndërtimit të një resorti në zonën e Velipojës nga biznesmeni Bashkim Ulaj.

Gjatë një interviste televizive, Molla pretendoi se pas këtij projekti qëndrojnë interesa të fshehura dhe se djali i Berishës, Shkëlzen Berisha, është bashkëpronar në këtë investim, një pretendim që ai e lidhi me pastrim parash.

Banori kërkoi ndalimin e menjëhershëm të punimeve deri në zbardhjen e plotë të çështjes së pronësisë së tokës, duke akuzuar Prokurorinë e Shkodrës për zvarritje të hetimeve.

Ai shtoi se banorët kanë depozituar kallëzime dhe prova pranë institucioneve si SPAK dhe GJKKO, ndërsa paralajmëroi se çështja mund të përfundojë edhe në gjykatat ndërkombëtare në Strasburg.

Në deklaratat e tij, Molla akuzoi gjithashtu strukturat e policisë për mbrojtje të interesave të biznesit, duke theksuar se banorët ndihen të pambrojtur dhe pa besim tek institucionet.

Në fund, ai i bëri thirrje edhe kryeministrit për ndërhyrje dhe dialog, ndërsa protestat e banorëve të Rrjollit kundër ndërtimit të resortit vijojnë prej javësh dhe janë shoqëruar me përplasje me policinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related