Një operacion policor i koduar “Kurtaj” është finalizuar në Peqin, ku është goditur një rast i kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, duke përdorur llamba për rritjen e bimëve narkotike.
Operacioni u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasan.
Nga hetimet rezultoi se ambienti ku kultivohej kanabisi ishte në pronësi të shtetasit Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, është shpallur në kërkim edhe shtetasi me inicialet E. M., i cili mbante detyrën e përgjegjësit të OSHEE për zonën e Peqinit, duke ngritur dyshime për përfshirje apo tolerim të aktivitetit të paligjshëm.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
