Pse të dhënat e Kurtit për punësim vihen në dilemë: Çka thonë statistikat?

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjtën ka thënë se në Kosovë rritur punësimi për 20 për qind. Por, këto të dhënë nuk po merren si reale. Njohësit e fushës nga partitë opozitare kanë thënë se nuk ka rritje të punësimit pa rritjet të ekonomisë. Ndërkaq, Agjencia e Statisitkave të Kosovës (ASK) ka këto të dhëna për punësimin në Kosovë.

Shifrat e punësimit të prezantuar nga Kurti gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratave me përfituesit e Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, kanë nxitur reagim të shpejt nga njohësit e fushës së ekonomisë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Koordinatori për Financa i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Arben Mustafa, beson që nuk ka shtim të vendeve të punës pa pasur rritje ekonomike, investime private e investimeve publike.

Mustafa ka reaguar ndaj kryeministri, Albin Kurti, i cili ka thënë se është rritur punësimi për 20 për qind.

Mirëpo, Mustafa ka thënë se kjo është një “tendencë për mashtrim të publikut”, pasi stagnimi i ekonomisë nuk mund të sjellë vende pune.

“Se çka mund të ketë ndodhë me punësimin gjatë këtyre viteve, më së miri tregon figura e mëposhtme e cila shpërfaqë stagnimin e ekonomisë. Me rritjen ekonomike nën 4%, investimet private në rënie të vazhdueshme, investimet publike më të ulëtat dhe deficitin tregtar më të lartin në histori nuk mund të ketë lulëzim të ekonomisë e as të punësimit!” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se rritja e punësimit është vetëm përmes “punësimeve të përkohshme nga gjashtë muaj me para të shtetit.

“Punësimet e përkohshme nga 6 muaj me para të shtetit nuk flasin për punësim, po vetëm për një mekanizëm të transferit të përkohshëm të një shume të parave te qytetarët. Nuk ka rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik!” – ka thënë ai.

Edhe ish-ministrja e Financave njëherit deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për deklaratën e kryministrit, Albin Kurti, të cilit i ka rekomanduar se të dhënat e sakta për punësimin duhet të merren nga Trusti Pensional i Kosovës.

Gjithashtu, Bajrami ka kërkuar nga Kurti që të pyet ekonomistët e kabinetit të tij se si mund të ketë rritje të vendeve të punës, kur rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.9 për qind.

“Kyreminister, pyeti ekonomistat që i ke në Kabinet se cila teori apo praktikë të qon të krijimi enorm i vendeve të punës kur rritjen ekonomike e ke vetëm 4.3% (2022); 3.3% (2023) dhe pret me pasë rritje max 3.9 (2024)?” – ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, ajo ka thënë se nuk mund të ketë punësim nëse ka deficit tregtar, rënie të eksportit, mungesë të investimeve kaptiale e investimeve private.

“Qysh ka mundësi me lulëzu punësimi Kryeministër kur eksporti në vitin 2023 ka qënë vetëm 819 milionë euro ndërsa importi ka qënë 5.7 milardë euro, dmth. deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro? Qysh po u krijojkan vende punë Kryeminister kur investimet kapitale gjatë mandatit tënd janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private i ke në rënie?” – ka pyetur ajo.

Më tej, Bajrami ka thënë se papunësia është ulur për shkak të ikjes së fuqisë punëtore nga Kosova, e cila do të ketë pasoja në ekonomi viteve të ardhshme

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related