Gjergj Nika zbulon prapaskenat në PD: Gara për kreun më 23 maj shihet formale, Berisha pritet të mbetet në drejtim

Data

Zhvillimet e fundit brenda Partia Demokratike e Shqipërisë dhe përgatitjet për zgjedhjen e kreut të ri më 23 maj 2026 duket se nuk do të sjellin ndryshime në drejtimin e kësaj force politike.

Demokrati Gjergj Nika, i ftuar në një lidhje televizive, ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së kryetarit po perceptohet më shumë si formal sesa si një garë reale brenda partisë.

Sipas tij, gjithçka tregon për një vazhdimësi të lidershipit aktual, duke lënë të kuptohet se Sali Berisha do të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike edhe pas këtij procesi.

“Unë besoj që data 23 maj nuk do prodhojë politikë dhe as zgjedhje në Partinë Demokratike. Thjesht Berisha do jetë përsëri në krye të saj,” – u shpreh Nika.

Ai theksoi se mundësia që Berisha të mos kandidojë është pothuajse zero, ndërsa zhvillimet e fundit në parti tregojnë se nuk ka një sfidë reale që mund të ndryshojë drejtimin aktual.

Deklarata e Nikës vjen në një moment kur brenda opozitës po diskutohet për riorganizim dhe hapje të garës, por sipas tij, dinamika aktuale nuk lë hapësirë për surpriza apo ndryshime të rëndësishme në lidership.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related