Aksident masiv në Itali, rreth 80 automjete përfshihen në përplasje zinxhir në tunelin Villafranca, bllokohet autostrada A20

Data

Një aksident i rëndë zinxhir ka ndodhur në Itali, ku rreth 80 automjete janë përfshirë në një përplasje masive brenda tunelit Villafranca, në autostradën A20 që lidh Messinën me Palermon.

Ngjarja u regjistrua në segmentin midis Milazzo dhe Rometta, në provincën e Mesinës, në drejtim të kryeqendrës rajonale siçiliane. Sipas autoriteteve lokale dhe zjarrfikësve të zonës së Ngushticës së Mesinës, aksidenti përfshiu një numër të madh mjetesh, përfshirë makina, furgonë dhe automjete të rënda.

Si pasojë e përplasjes masive, trafiku në autostradë është bllokuar plotësisht, ndërsa shërbimet e emergjencës po përballen me një situatë të ndërlikuar për menaxhimin e ngjarjes dhe evakuimin e personave të bllokuar brenda tunelit.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa ekipe zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e automjeteve dhe dhënien e ndihmës për të lënduarit. Gjithashtu, policia është angazhuar për të kontrolluar situatën dhe për të kryer hetimet mbi shkaqet e aksidentit.

Shërbimi i urgjencës 118 është aktivizuar për të asistuar të gjithë personat e përfshirë, ndërsa operacioni i shpëtimit vijon në kushte të vështira për shkak të numrit të madh të mjeteve dhe hapësirës së kufizuar brenda tunelit.

Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme mbi shkaqet e aksidentit dhe bilancin e të lënduarve në orët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related