Partia Demokratike ka miratuar krijimin e një grupi pune për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, gjatë mbledhjes së Kryesisë.
Ky grup synon të përmirësojë aksesin në listat online, komunikimin digjital mes degëve dhe qendrës, si dhe ndërtimin e platformave për informimin dhe ndërveprimin me qytetarët dhe anëtarët, brenda dhe jashtë vendit.
Në përbërje të grupit të punës janë emra të njohur të Partisë Demokratike, si Ervin Minarolli, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Besart Xhaferri, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Grigel Muçollari.
Kjo nismë vjen në kuadër të përpjekjeve të PD për të modernizuar strukturat e saj organizative dhe për të rritur komunikimin me publikun nëpërmjet mjeteve digjitale.
