Tërmet 3.8 ballë godet Kretën në Greqi, epiqendra pranë Sougias në rajonin e Chanias

Data

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të hënë në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në rajonin e Chanias në ishullin e Kretës. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte rreth 16 kilometra në jug-juglindje të zonës Sougia, ndërsa thellësia fokale ishte rreth 5 kilometra.

Ekspertët e kanë cilësuar tërmetin si mesatarisht të fortë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Prej fillimit të muajit mars, Greqia është përballur me një seri lëkundjesh sizmike në disa zona të vendit. Tërmeti më i fortë i kësaj periudhe ishte ai i 8 marsit në Janinë me magnitudë 5.3 ballë, i cili shkaktoi dëme dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në disa zona.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related