Arjan Tahiri viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë: Kosova nuk harron, e vërteta do të dalë në dritë

Data

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arjan Tahiri, ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët ndodhen në paraburgim.

Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri e cilësoi takimin si një moment të vështirë dhe emocional, duke theksuar se ish-udhëheqësit e Kosovës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në periudhat më të vështira të historisë së vendit.

Ai u shpreh se të shohësh Thaçin dhe Veselin larg familjeve dhe vendit për të cilin, sipas tij, kanë sakrifikuar shumë, është një situatë që prek thellë.

Tahiri theksoi gjithashtu se Kosova nuk do të harrojë kontributin e tyre dhe se e vërteta dhe drejtësia do të dalin në dritë.

Vizita e tij vjen në një kohë kur ish-udhëheqësit e Kosovës përballen me procese gjyqësore në Hagë për akuza të rënda, ndërsa takimi është interpretuar si një shprehje mbështetjeje politike dhe morale ndaj tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related