Alarm i nivelit 4 në Zvicër për reshje intensive bore, pritet deri në 90 cm borë në kantonin Ticino

Data

Autoritetet meteorologjike në Zvicër kanë paralajmëruar për përkeqësim të ndjeshëm të motit gjatë fundjavës, me reshje intensive bore në disa zona të vendit.

Shërbimi meteorologjik MeteoSwiss ka shpallur nivelin e rrezikut 4 nga 5 në kantonin Ticino, ku pritet që trashësia e borës së re të arrijë deri në 90 centimetra.

Edhe disa kantone të tjera do të përballen me kushte të vështira atmosferike, me nivel rreziku 3 nga 5, përfshirë Schwyz, Lucerne, Graubünden, Valais dhe Bern.

Sipas meteorologëve, në disa zona mund të bien deri në 80 centimetra borë të re deri të dielën në mesditë.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes, duke paralajmëruar se pesha e madhe e borës mund të shkaktojë thyerje të degëve dhe rrëzim të pemëve, gjë që mund të krijojë pengesa në rrugë dhe të rrisë rrezikun për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related