Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezën e festës së fundvitit përballë Kryeministrisë, ku prej disa ditësh qëndron në formë proteste.
Lapaj ka zgjedhur ta kalojë ndërrimin e viteve në shesh, si një akt simbolik kundër qeverisë dhe në reagim ndaj skandaleve të fundit, përfshirë edhe ato që lidhen me tenderat e AKSHI-t.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen, duke shkruar:
“Deri në 12 me familjen, pas 12-ës ju pres në shesh.”
Veprimi i tij është pjesë e aksionit qytetar që synon të mbajë në vëmendje publike çështjet e korrupsionit dhe përgjegjësisë qeveritare.
