Tedi Blushi thirrje për protestë: Sot dita për revoltë kundër Edi Rama

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën kombëtare që do të zhvillohet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm për reagimin qytetar, duke theksuar se 22 Marsi simbolizon mbrojtjen e demokracisë.

Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje dhe abuzim me pushtetin, duke renditur një sërë problematikash sipas tij në vend, si:

  • varfëria dhe rritja e çmimeve
  • korrupsioni
  • emigracioni
  • mungesa e sigurisë

Ai e konsideron protestën si mjetin kryesor për ndryshim:

“Sot është dita për të gjëmuar fort revolta dhe zemërata… Protesta është e vetmja zgjidhje dhe e vetmja shpresë,” – shkruan Blushi.

Protesta e opozitës pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, me thirrje të shumta nga figura të ndryshme opozitare për mobilizim qytetar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related