Pamje me dron nga Tirana: Qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit për festimet e Ditës së Verës

Data

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët dhe sheshet e Tiranës këtë 14 mars për të festuar Ditën e Verës, një nga festat më të dashura për shqiptarët.

Të favorizuar nga moti i ngrohtë dhe me diell, familje, të rinj dhe fëmijë kanë dalë në qendër të kryeqytetit për të marrë pjesë në aktivitetet festive të organizuara për të gjitha grupmoshat.

Pamjet me dron tregojnë atmosferën festive në rrugët e Tiranës, ku qytetarët po shijojnë koncertet, aktivitetet kulturore dhe argëtimet për fëmijë.

Dita e Verës është shpallur festë kombëtare në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh dhe shënon simbolikisht ardhjen e pranverës.

Epiqendra tradicionale e festimeve mbetet qyteti i Elbasanit, ku çdo vit zhvillohen aktivitetet kryesore dhe ku kulmi i festës shënohet në mesnatën e 14 marsit. Festime janë organizuar gjithashtu në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe në shumë qytete të tjera të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related