Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaq gjendjen e degraduar të objeketve të ish-klubit sportiv Partizani në vitin 2008, që sipas tij, 15 pronarët e tokës paguan 800 mijë euro.
Ai shton më tej se sot prokurorët poltik të SPAK, 15 vjet më pas caktuan patronazhistë për të vlerësuar se sa duhej paguar për këto objekte pa tavanë, pa i parë asnjëherë por vetëm me imagjinatë duke i caktuar për 600 euro m2.
Malltezi shkruan më tej se në ato objekte të rrënuara jetonin 42 familje informale, të cilat sipas, nuk i nxorrën në rrugë siç bën Edi Rama, por të gjithëve iu siguruan strehim me standarde të larta.
Dhëndri i Berishës rendit më tej të gjithë kronologjinë e ngjarjes, si më poshtë:
“- pronarët legjitime pasi u vërdallosën 1995-2007 për të kthyer pronën,
– u vërdallosën mbi 2 vjet të tjera për të privatizuar objektet mbi tokën e tyre,
– u detyruan të paguajnë 800,000 euro për këto objekte të rrënuara dhe me 42 familje informale brenda,
– zgjidhën me mirëkuptim strehimin e 42 familjeve,
-zhvilluan pronën me dashuri jo me kulla që bllokojnëe diellin
– krijuan parkun urban më të madh në Tiranë me mbi 2000 pemë,
– ndërtuan dhe dhuruan kopshtin/çerdhen më të mirë në Tirane,
– siguruan faltorën për besimtarët,
– ofruan edhe disa vepra arti për të nderuar pronarët dhe banorët”.
