Qarkullonte i armatosur në Laç, arrestohet 34-vjeçari me pistoletë dhe municion në makinë

Data

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 34-vjeçar që qarkullonte i armatosur në qytetin e Laçit. Operacioni policor i koduar “Siguria” u finalizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Sipas policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, lokalizuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur.

Pas ndalimit të automjetit dhe kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Si prova materiale u sekuestruan arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti me të cilin qarkullonte i dyshuari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related