Irani sulmon me dronë portin e Fujairah në Emiratet e Bashkuara, hakmarrje për goditjet ndaj ishullit Kharg

Data

Irani ka ndërmarrë një sulm me dronë ndaj portit të Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke pezulluar disa operacione të ngarkimit të naftës.

Sulmi vjen si kundërpërgjigje ndaj goditjeve të ushtrisë amerikane ndaj ishullit Kharg në Gjirin Persik, një pikë kyçe për eksportet iraniane të naftës. Sipas Gardës Revolucionare të Iranit, objektivat e goditura janë konsideruar “legjitime”.

Në një deklaratë zyrtare, Garda Revolucionare tha se Irani ka të drejtë të sulmojë vendet nga ku, sipas tyre, janë lëshuar raketa armike.

“Ne kemi të drejtën legjitime të godasim vendet e lëshimit të raketave armike në disa zona të qyteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ushtria amerikane ka goditur porte, doket dhe bunkerë dhe ka kryer sulme raketore ndaj ishujve iranianë Abu Musa dhe Kharg,” thuhet në deklaratë.

Porti i Fujairah ndodhet në Gjirin e Omanit dhe është një nga qendrat më të rëndësishme të tregtisë së naftës në rajon. Ndryshe nga shumica e porteve të Gjirit Persik, ai nuk kërkon kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit.

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, është praktikisht e mbyllur për trafikun detar që nga fillimi i konfliktit dy javë më parë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related