Dhunoi policin bashkiak pasi u gjobit për parkim të gabuar, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Data

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. L., 43 vjeç, banues në qytet, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55 në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”. Sipas policisë, pas vendosjes së një mase administrative për parkim të gabuar ndaj automjetit të tij, 43-vjeçari ka goditur fizikisht punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin S. N., 28 vjeç.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related