Ngjarje e rëndë në Durrës, 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin dhe e dërgon në spital

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së premtes në fshatin Xhafzotaj në Durrës, ku një i moshuar dyshohet se ka goditur dhëndrin e tij me sende të forta.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:00 shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e konfliktit, të dy personat kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related