Rrëzohet avioni ushtarak amerikan në Irak, humbin jetën 6 anëtarë të ekuipazhit

Data

Gjashtë anëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan në perëndim të Irakut.

Lajmi është konfirmuar nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), e cila bëri të ditur se avioni i përfshirë në incident ishte një avion furnizimi me karburant në ajër i tipit KC-135.

Sipas autoriteteve ushtarake amerikane, avioni u rrëzua gjatë një misioni, ndërsa të gjithë personat që ndodheshin në bord janë konfirmuar të vdekur.

Në deklaratën e CENTCOM thuhet se rrethanat e incidentit janë ende nën hetim.

Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, rrëzimi i avionit nuk ka ardhur si pasojë e zjarrit armik apo zjarrit miqësor.

Pas këtij incidenti, numri i viktimave amerikane të konfirmuara në operacionin ushtarak kundër Iranit ka arritur në 13.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related