Besnik Tahiri kritikon ftesën e Kurtit për takim me opozitën: Po përpiqet të çorientojë opozitën

Data

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim me liderët e opozitës lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri u shpreh se kjo ftesë është një përpjekje e Kurtit për të ndryshuar narrativën e bllokadës politike që, sipas tij, është krijuar nga vetë qeveria.

Ai shtoi se kryeministri po tenton gjithashtu të ushtrojë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe të zhvendosë vëmendjen nga përplasja me presidenten e vendit.

“Ftesa e Kurtit për takime me opozitën është përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë dhe njëkohësisht për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese,” shkroi Tahiri.

Sipas tij, pa një agjendë dhe parakushte të qarta nga opozita, ky proces mund të përdoret nga Kurti për të shmangur përgjegjësinë politike dhe për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Debati për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës ka krijuar një krizë politike, ndërsa çështja ndodhet aktualisht në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related