Foshnja 2-muajshe në gjendje kritike në Korçë, mjekët po përgatitin transportimin drejt Tiranës

Data

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me rastin e foshnjës 2-muajshe të shtruar në spitalin e Korçës, gjendja e së cilës vijon të mbetet e rëndë.

Sipas burimeve spitalore, mjekët po shqyrtojnë mundësinë që foshnja të transportohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Nga ekzaminimet e kryera rezulton se parametrat jetësorë të foshnjës janë në kufijtë minimalë. Mjekët bëjnë me dije se në momentin e mbërritjes në pediatrinë e spitalit të Korçës, i mituri ndodhej në gjendje shumë të rënduar, me probleme të theksuara respiratore.

Një tjetër element shqetësues është pesha e foshnjës, e cila rezulton rreth 1 kilogram. Sipas mjekëve, kjo ka qenë pesha e tij që nga momenti i lindjes dhe nuk ka pasur zhvillim gjatë dy muajve të jetës.

Policia dyshon se kequshqyerja mund të jetë një nga shkaqet kryesore të gjendjes së rëndë, megjithatë nuk përjashtohen edhe faktorë të tjerë, përfshirë lindjen e parakohshme. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related