Aksident në minierën e Spaçit, plagoset minatori Edmond Gjikolaj pas shembjes së një masivi shkëmbor

Data

Një minator ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti në punë në minierën e bakrit në Spaç, në Mirditë.

Ngjarja ndodhi gjatë turnit të natës, kur një masiv shkëmbor u shkëput brenda galerisë së minierës, duke lënë të plagosur minatorin 48-vjeçar Edmond Gjikolaj.

Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor. Burime bëjnë me dije se, pavarësisht plagëve të marra, Gjikolaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia dhe Inspektoriati i Punës kanë nisur hetimet në vendngjarje për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë teknike në galeritë e kompanisë “Tete Albania”.

Hetimet po zhvillohen nën mbikëqyrjen e Prokurorisë, e cila pritet të përcaktojë shkaqet e plota të aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme të subjektit privat që operon në minierë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related