SHBA lehtëson përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse deri më 11 prill për të stabilizuar tregjet globale

Data

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar përkohësisht blerjen e naftës dhe produkteve të naftës ruse që ndodhen aktualisht në tranzit detar, pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se masa është e përkohshme dhe synon të stabilizojë tregjet globale të energjisë gjatë tensioneve të fundit ndërkombëtare. Autorizimi do të jetë në fuqi deri më 11 prill.

Sipas Bessent, vendimi vlen vetëm për ngarkesat e naftës që tashmë ndodhen në det dhe nuk sjell përfitime të mëdha financiare për qeverinë ruse.

“Kjo masë e kufizuar dhe afatshkurtër vlen vetëm për naftën që është tashmë në tranzit, shitja e së cilës nuk sjell përfitim të konsiderueshëm financiar për qeverinë ruse”, u shpreh ai.

Ndërkohë, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë rritur sërish mbi 100 dollarë për fuçi, pas përshkallëzimit të tensioneve në Gjirin Persik dhe sulmeve ndaj disa anijeve tregtare.

Situata është përkeqësuar edhe për shkak të tensioneve rreth Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e eksporteve globale të naftës.

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar gjithashtu se mund të ndërmarrin masa për të siguruar kalimin e anijeve përmes kësaj ngushtice, përfshirë edhe shoqërimin ushtarak të tyre nëse është e nevojshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related