Pas votimit për imunitetin e Ballukut, Ambasada e Suedisë: Lufta kundër korrupsionit në nivelet e larta, kyçe për integrimin në BE

Data

Ambasada e Suedisë në Tiranë ka reaguar pas votimit në Kuvend, ku u rrëzua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Në një postim publik, ambasada suedeze theksoi se Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se përparimi në këtë proces duhet të bazohet te përmbushja e standardeve dhe reformave.

Sipas reagimit, një nga kushtet kryesore për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe rastet që lidhen me zyrtarë të niveleve të larta.

Ambasada shton gjithashtu se pret që sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të vijojë punën pa pengesa dhe se udhëheqja politike shqiptare mban përgjegjësi për garantimin e këtij procesi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related