Rama për Vuçiç: Lider vizionar, por ka një makth që e bën të thotë gjëra pa kuptim – Kosovën

Data

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vučić gjatë një interviste për median turke Turkiye Today.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për akuzat e Beogradit lidhur me një “aleancë ushtarake” mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, Rama i cilësoi këto pretendime si reagime që burojnë nga vështirësia e Serbisë për të pranuar realitetin e Kosovo.

Sipas kryeministrit shqiptar, presidenti serb është një politikan me intuitë dhe vizion, por çështja e Kosovës mbetet një makth për të.

“Presidenti Vuçiç është dikush me njohuri të mëdha, me intuitë të fortë dhe që sheh përpara për shumë gjëra, por ai ka makthin e tij: është Kosova. Kaq. Pikë,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se ndonjëherë ky “makth” e çon Vuçiçin të bëjë deklarata që, sipas tij, nuk kanë kuptim.

Në intervistë, Rama hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e Serbisë se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia po krijojnë një aleancë ushtarake kundër Beogradit, duke i cilësuar ato si reagime të ekzagjeruara.

Megjithatë, pavarësisht kritikave, Rama theksoi se presidenti serb mbetet një lider me të cilin mund të dialogohet dhe të ndërtohen bashkëpunime mbi objektiva të përbashkëta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related