Dosja “Partizani”/ Gjokutaj akuza të forta Ramës: Është autori dhe regjisori i çështjes së Berishës

Data

Avokati i kreut të PD-së, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, është shprehur se çështja e ish-kryeministrit është me ngarkesë 100% politike. Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj tha se autori dhe regjisori i gjithë kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama. Gjokutaj tha se institucionet e drejtësisë janë kthyer në një rreth vicioz të ndërlidhur dhe komandohen.

“Çështja e zotit Berisha është ngarkesë 100% politike. Edhe vajtjen në Kuvend e kontrolloka SPAK-u se Gjykata jonë e Lartë që sot është më e ulëta e lidh me masën e sigurisë që ka vënë SPAK-u.

Ky është zinxhiri, rrethi vicioz, është trekëndëshi i Bermudës, kur je në gjykatë, je në SPAK, kur je në Apel, je në SPAK, dhe kur je në Gjykatën e Lartë, je në SPAK. Gjykata e Lartë me dashje nuk bën ndryshimin thelbësor mes një shtetasi dhe një deputeti me mandat. I barazon këto dy koncepte. E bën të qartë ndryshimin se deputeti është i zgjedhur. Rama, autori dhe regjisori i kësaj çështjeje”, tha Gjokutaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related