Rama pas votimit për Ballukun: Kuvendi veproi drejt, s’ka prova për një masë ekstreme si arrestimi

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë lidhur me vendimin e Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Në një reagim në rrjetin social X, Rama deklaroi se Parlamenti veproi sipas normave kushtetuese dhe ligjore, duke refuzuar një masë që sipas tij nuk kishte kushte të mjaftueshme për t’u ndërmarrë.

Kreu i qeverisë theksoi se Balluku nuk është e akuzuar për korrupsion dhe se hetimet duhet të vijojnë pa presion politik apo ndërhyrje nga faktorë të jashtëm.

Sipas Ramës, vendimi i shumicës parlamentare ishte një veprim që do të ndërmerrej nga çdo parlament demokratik në Evropë, pasi kërkesat për arrestimin e një deputeti kërkojnë një vlerësim serioz dhe nuk mund të miratohen automatikisht.

Ai shtoi gjithashtu se reforma në drejtësi nuk do të kthehet pas dhe se mbështetja për institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK, mbetet e pandryshuar.

Në fund të reagimit të tij, Rama nënvizoi se objektivi i qeverisë mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, duke theksuar se vendi “nuk ka plan B”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related