Mbyllet protesta e opozitës para Kuvendit, Berisha falënderon mbështetësit dhe paralajmëron tubim tjetër më 22 mars

Data

Protesta e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë ka nisur të shpërndahet pas përfundimit të seancës plenare, ku mazhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua protestuesve me një fjalim të shkurtër, duke i falënderuar për pjesëmarrjen dhe duke deklaruar se protesta e tyre ka ushtruar presion ndaj qeverisë.

Ai u shpreh se opozita do të vijojë aksionin politik në rrugë dhe paralajmëroi organizimin e një proteste tjetër më 22 mars.

“Së pari një mirënjohje të pakufishme për ju që keni ardhur për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve. Sot Rama shënoi fundin e tij politik”, deklaroi Berisha gjatë fjalës së tij.

Protesta u zhvillua paralelisht me seancën plenare në Kuvend, ku u diskutua dhe u votua kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related