Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Delegacion i lartë shqiptar në Vatikan, mes tyre edhe Presidenti Begaj

Data

Një delegacion i rëndësishëm nga Shqipëria do të marrë pjesë nesër në ceremoninë e Përurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leo XIV, që do të mbahet në Vatikan me fillim në orën 10:00.

Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani, si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare. Kisha Katolike do të përfaqësohet nga Imzot Arjan Dodaj, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Simon Kulli, ndërsa nga Kisha Ortodokse do të jenë Mitropoliti Nikolla dhe At Ignat Todri. Komuniteti Mysliman do të përfaqësohet nga Bujar Spahiu dhe Ejup Lila, ndërsa Kryegjyshata Bektashiane do të jetë e përfaqësuar nga Baba Mondi dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related