Rama largon Belinda Ballukun edhe nga Këshilli Drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, zëvendësohet nga Albana Koçiu

Data

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të largojë Belinda Ballukun edhe nga një tjetër detyrë, pas shkarkimit të saj nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar vendimi për zëvendësimin e saj në Këshillin Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku Balluku ishte pjesë për shkak të funksionit që mbante si zëvendëskryeministre.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në vend të Belinda Ballukut është emëruar Albana Koçiu, e cila aktualisht mban postin e zëvendëskryeministres.

Vendimi ndryshon përbërjen e përcaktuar në vendimin nr. 199 të datës 10 prill 2019, që rregullon emërimin e përfaqësuesve të pushtetit qendror në Këshillin Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në të njëjtin vendim është bërë edhe një ndryshim tjetër, ku zëvendësministrja e Arsimit, Ana Kapaj, është zëvendësuar nga Olta Manjani, zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Vendimi i qeverisë hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related