Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Gjykata Kushtetuese cakton seancën për 20 maj

Data

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 20 maj për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ankimuar masën e arrestit me burg ndaj tij.

Veliaj i është drejtuar Kushtetueses duke kërkuar heqjen e masës së sigurisë, ndërsa pritet që gjykata të shqyrtojë argumentet e paraqitura nga mbrojtja e tij gjatë seancës së planifikuar.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka pranuar një tjetër kërkesë të Veliajt, duke i dërguar në qeli aktet hetimore të dosjes ndaj tij.

Materialet hetimore, që përfshijnë mijëra faqe dokumente, do t’i mundësojnë kryebashkiakut të Tiranës dhe mbrojtjes së tij të njihen me provat e mbledhura nga prokuroria në kuadër të hetimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related