Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Putin bisedon me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Data

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Sipas një njoftimi zyrtar të Kremlinit, dy liderët kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë, e cila sipas Moskës mund të ketë pasoja serioze për Iranin dhe për vendet arabe.

Gjatë bisedës, Putin ka theksuar nevojën për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe për të kërkuar një zgjidhje përmes dialogut dhe negociatave diplomatike.

Po ashtu, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për uljen e tensioneve dhe për të shmangur përhapjen e krizës në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related