Shpërthim me tritol në Shkodër, i plagosur një punonjës i Tatimeve

Data

Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në rrugën  “Arra e Madhe” të qytetit, ku lënda plasëse ishte vendosur në një mjet të parkuar.

I plagosur është shtetasi Enea Buzukja, punonjës i Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër, i cili është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimit të policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që 38-vjeçari ka ndezur makinën.

Nga pamjet shihet dera e garazhit pranë mjetit ku ndodhi shpërthimi e shkatërruar, si edhe një motor i dëmtuar në tokë.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related