Dy valle myzeqare shpallen vlerë kombëtare të trashëgimisë kulturore, hapet rruga për aplikim në UNESCO

Data

Dy valle të traditës së Myzeqesë, Vallja e Ngjalës dhe Vallja Dyshe Myzeqare, janë shpallur zyrtarisht vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Vendimi erdhi pas aplikimit të bërë nga Bashkia e Lushnjës në Ministrinë e Kulturës dhe një procesi gjashtëmujor për përgatitjen e dokumentacionit përkatës.

Sipas ekspertëve të kulturës, ky vendim i hap rrugën edhe aplikimit për përfshirjen e këtyre valleve në listën e UNESCO-s, duke synuar mbrojtjen dhe promovimin e tyre në nivel ndërkombëtar.

Vallja Dyshe Myzeqare konsiderohet ndër vallet më të ndërlikuara të zonës, pasi përmban mbi 200 elemente lëvizjeje dhe kërkon koordinim të lartë mes interpretuesve.

Ndërsa Vallja e Ngjalës është një valle rituale shumë e vjetër, e njohur për formacionet e saj karakteristike dhe simbolikën tradicionale.

Këto valle interpretohen kryesisht në zonat e Lushnjës, Divjakës dhe Fierit, ndërsa synimi është që ato të ruhen dhe të përcillen te brezat e rinj si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related