Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të pajisjeve ushtarake për Izraelin me një vlerë të përgjithshme rreth 151.8 milionë dollarë.
Sipas deklaratës zyrtare, marrëveshja përfshin furnizimin me 12 mijë bomba të tipit BLU-110A/B, me peshë rreth 470 kilogramë secila.
Autoritetet amerikane theksuan se kjo marrëveshje synon të përmirësojë aftësinë mbrojtëse të Izraelit dhe të forcojë kapacitetin e tij për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme në rajon.
“Shitja do të përmirësojë aftësinë e Izraelit për t’u përballur me kërcënimet ekzistuese dhe të ardhshme, do të forcojë mbrojtjen e vendit dhe do të shërbejë si një pengesë ndaj kërcënimeve rajonale”, thuhet në deklaratë.
Miratimi i kësaj shitjeje vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur një ofensivë të gjerë kundër Iranit, duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit në rajon.
