Partia Demokratike vijon procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj të degëve në të gjithë vendin.
Pas zgjedhjeve të zhvilluara në Durrës, ku demokratët zgjodhën kryetar të degës Adrian Gashin me 586 vota, këtë të diel procesi vijon edhe në qarkun e Beratit.
Në degën e PD-së në Berat, rreth 2300 anëtarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur mes dy kandidatëve: Kasion Hasimetaj, i cili ka mbajtur detyrën si kryetar i komanduar, dhe Florjan Lika.
Paralelisht me Beratin, zgjedhje për drejtuesit e rinj zhvillohen edhe në degët e Skraparit dhe Dimalit.
Në degën e PD-së në Skrapar, rreth 170 anëtarë votojnë mes kandidatëve Ardit Muzabego dhe Besnik Osmëni.
Ndërsa në Dimal, ku anëtarësia përbëhet nga rreth 590 demokratë, gara zhvillohet mes Azeta Protoduari dhe Florjan Muhametanji.
Procesi i zgjedhjeve në degët lokale është pjesë e riorganizimit të strukturave të Partisë Demokratike në nivel vendi.
