Ekskluzive, burgoset Charles McGonigal, ja çfarë po ndodh me bashkëpunëtorin e Edi Ramës, zbardhet dokumenti i drejtësisë amerikane për ish-agjentin e FBI

Data

Ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal, miku i kryeministrit Rama përfundoi në burg ditën e djeshme. Gazeta ka në dispozicion edhe dokumentin. Charles McGonigal, sipas vendimit të gjyqtares duhej të vetëparaqitej në burg më 18 mars, por kjo nuk ndodhi pasi gjyqtarja e Uashington DC e ka lënë të lirë deri dje në 3 qershor. Ky vendim erdhi pasi gjyqtarja Kotelli nuk e kundërshtoi mocionin që McGonigal kërkoi që të vetëdorëzohet më 3 qershor në burg. Ish-zyrtari i FBI-së ka bashkëpunuar më 7 shefat e agjencive të Inteligjencës Amerikane. Natyrisht që jo pak informacion ka dhënë edhe për Edi Ramën. Nga ana tjetër dosja që ka SHBA për aferën e tij me kryeministrin shqiptar për të cilën është dënuar McGonigal ndodhet në SPAK. Aty janë deklarimet e ish-agjentit të FBI, ku dalin në pah pazaret e pista nga vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, përfshirë Edi Ramën dhe deri te dëmi i madh prej miliona dollarësh që i është shkaktuar shtetit shqiptar.

Hetimet e SPAK

Mësohet se në dosje janë me emra se për cilin nga shërbimet e tij në Shqipëri u pagua me dollarët që i dha Agron Neza. Deri tani ai ka pretenduar se paratë, thjesht i mori borxh, por SHBA ia ka nxjerrë të gjitha që në arriti në fund t’i zbuste dënimin duke i hequr të gjitha pikat e tjera të rënda që mund ta dënonin me vite. Në këtë mes dalin dhe bizneset ruse, madje dhe gjobat për oligarkët. Hetimet e SPAK janë zgjeruar edhe më shumë dhe nuk po mjaftohen vetëm te fakti i 225 mijë dollarëve. Skandali është edhe më i gjerë dhe kjo provon korrupsionin në nivelet e larta në Shqipëri. Dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar që po hetohet nga SPAK nuk është në këtë nivel, por shumë herë më i lartë. Në lojë janë miliona dollarë që i janë shkaktuar shtetit shqiptar. Po ashtu pjesë e dosjes janë dhe ndërhyrjet e Ramës për licencat e naftës. McGonigal ka pranuar se në takimin e parë në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ishte i pranishëm, Agron Neza dhe Dorian Duçka u fol për licencat e kompanive të naftës. Neza ishte njeriu që disa ditë më vonë i dha McGonigal një shumë prej 225 mijë dollarësh, ndërsa Duçka punonte si këshilltar i Ramës dhe u përdor më vonë për hetimin e lobimit të Bashës në SHBA. Të dy ata janë pyetur nga SPAK. Pritet që Prokuroria e Posaçme të pyesë edhe kryeministrin Rama.

Çfarë ka ndodhur?

Kujtojmë se Gjykata federale e Uashingtonit dënoi në shkurt të këtij viti me 28 muaj burgim ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama. Sipas prokurorëve të çështjes, zoti McGonigal jo vetëm nuk kishte deklaruar marrjen e parave, por kishte avancuar interesat e biznesit të zotit Nezaj dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. “Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, thuhet në dokument. Në shtator të vitit të kaluar zoti McGonigal pranoi fajësinë në gjykatën federale në Uashington, në lidhje me të gjitha akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet e pa raportuara me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka. Pranimi i fajësisë u bë në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Në këmbim të pranimit të fajësisë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related