Pushimet në Dubai mes tensioneve në Lindjen e Mesme, disa VIP-a shqiptarë reagojnë nga qyteti

Data

Tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme kanë rritur shqetësimin edhe për shqiptarët që ndodhen në Dubai, mes të cilëve janë edhe disa figura të njohura të showbiz-it shqiptar.

Një prej tyre është reperi nga Kosova Fero, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se ndodhet në Dubai. Ai reagoi pasi mori mesazhe nga ndjekësit që kërkonin të dinin nëse ishte i sigurt. Sipas tij, gjendja e tij është e mirë dhe nuk ka pasur probleme.

Në të njëjtin qytet ndodhet edhe modelja Arbenita Ismajli, ish-partnerja e reperit. Ajo jeton dhe punon prej kohësh në Dubai dhe në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është mirë dhe nuk është përballur me incidente që lidhen me zhvillimet e fundit në rajon.

Ndër figurat e njohura që kanë ndarë momente nga Dubai është edhe moderatorja Alesia Bami. Në postimet e saj në rrjetet sociale ajo shfaqet në ambiente turistike dhe restorante të qytetit, pa dhënë detaje nëse ka qenë pranë zonave ku janë raportuar incidente.

Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku gjithashtu ka publikuar pamje nga zona ku ndodhet. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shfaqet tym dhe zjarr në distancë nga vendi ku ajo qëndronte, pas rënies së mbetjeve nga mjete ajrore të interceptuara.

Në Dubai ndodhej edhe modelja Ada Deda, vajza e ish-deputetes Albina Deda, e cila publikoi foto nga rrugët e qytetit duke shkruar se “jeta vazhdon”, duke bërë të ditur se nuk është përballur me probleme.

Po ashtu, këngëtarja Kejsi Tola ka ndarë me ndjekësit pamje nga pushimet e saj në Dubai, megjithëse ka zgjedhur të mos komentojë zhvillimet e fundit në rajon.

Autoritetet shqiptare ndërkohë u kanë bërë thirrje qytetarëve që ndodhen në zonat e përfshira nga tensionet në Lindjen e Mesme të marrin masa për t’u larguar sa më shpejt, për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të situatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related