SPAK paraqet provat në gjyqin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur në gjykatë provat shkencore që, sipas saj, çuan në identifikimin e Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt si të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, ku u qëllua me armë ndaj automjetit ku udhëtonte ish-prokurori.

Gjatë seancës gjyqësore, prokurori Adnan Xholi prezantoi një sërë provash shkresore që lidhen me komunikimet e zbuluara në platformën e koduar Sky ECC. Sipas prokurorisë, përmes analizës së këtyre komunikimeve është bërë e mundur identifikimi i kodeve të përdorura nga anëtarët e dyshuar të grupit kriminal.

Në një nga bisedat e zbuluara, hetuesit kanë gjetur një fotografi dhe të dhëna personale që përfshinin emrat e fëmijëve dhe datat e lindjes së tyre. Pas verifikimeve, këto të dhëna rezultuan se i përkasin Plaurent Dervishajt.

Në seancë u paraqitën gjithashtu komunikime të tjera, fotografi dhe materiale të shkëmbyera mes përdoruesve të ndryshëm të aplikacionit Sky ECC, të cilat sipas SPAK përbëjnë prova të rëndësishme për hetimin.

Pas paraqitjes së këtyre materialeve, prokurori kërkoi që vijimi i seancës të zhvillohej me dyer të mbyllura, duke argumentuar se një pjesë e komunikimeve përbëjnë sekret hetimor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related