Tensionet SHBA-Iran, Ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve të shmangin udhëtimet në Lindjen e Mesme

Data

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet drejt rajonit të Lindjes së Mesme deri në një njoftim të dytë, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve dhe situatës së paqëndrueshme në rajon.

Në një njoftim zyrtar, autoritetet theksojnë se zhvillimet e fundit e kanë bërë situatën të paparashikueshme dhe potencialisht të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve.

Sipas ministrisë, institucionet shqiptare po ndjekin me vëmendje zhvillimet në rajon dhe janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Autoritetet shtojnë se qytetarët do të informohen në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të mundshëm apo udhëzim të ri që lidhet me udhëtimet drejt vendeve të Lindjes së Mesme.

Thirrja vjen në një moment kur tensionet gjeopolitike në rajon janë rritur ndjeshëm, duke shtuar shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related