Seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje në nderim të disa figurave të rëndësishme.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi mbajtjen e një minute heshtje për të përkujtuar heroin Adem Jashari dhe familjen e tij.
Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi që në seancë të nderohej me një minutë heshtje edhe ish-deputeti i PD-së, Tomor Dosti, i cili është ndarë nga jeta.
Deputetët e pranishëm në sallë u ngritën në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje në nderim të tyre, përpara vijimit të diskutimeve dhe rendit të ditës së seancës plenare.
