Avokati Romeo Kara thotë se Ilir Meta, armikun më të madh ka të kaluarën e tij, të cilën nuk e zhbën dot.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Kara u shpreh se ndaj Metës do të ketë komunikim akuze nga ana e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Mendoj që duhet parë nga ana psikologjike. Mund të jetë i papërgjegjshëm, por është i pamoralshëm. Nuk i takon ky lloj qëndrimi, për të shpëtuar. Nuk di që këta të kenë qenë kaq të ndarë, në zullumet që kanë bërë. E quaj të paimagjinueshme. Unë nuk di që SPAK ka lajthitur. Ato janë kallëzime, një prej tyre jam unë. Besoj se do ketë lumë kallëzimesh ndaj këtij personi. Dardha e ka bishtin mbrapa. Kanë të bëjnë me të gjithë qeverisjen e tij, e barazuan qeverisjen me aktivitet kriminal. Ka shkelur ligjin, ka sunduar. Po zhdridhet litari. Armiku më i madh i Metës është e kaluara e tij. Ai nuk ka mundësi të zhbëjë të kaluarën. Unë mendoj që ai e ndjen mirë se çfarë do të ndodhë me të. Është e pamundur që do të dalë pa një komunikim akuze. Sot kam krijuar bindjen që do të kemi jnë komunikim akuze”, theksoi ai.
