Tragjedi në Japoni, vdes 8-vjeçarja në aksident me motor dëbore

Data

Një tragjedi e rëndë ka tronditur një familje australiane, pasi një vajzë 8-vjeçare humbi jetën në një aksident me motor dëbore në Japoni.

E mitura, Chloe Jeffries nga Queensland, ndodhej me pushime në Luginën Hakuba, në prefekturën Nagano, kur motori i dëborës me të cilin po udhëtonte së bashku me nënën e saj u përmbys.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi të shtunën paradite, ndërsa mjeti po ngjitej në një kodër përgjatë një shtegu të përcaktuar. Gjatë një manovre kthimi, motori doli nga kursi dhe u përmbys, duke e bllokuar vajzën poshtë tij.

8-vjeçarja u transportua me urgjencë me helikopter drejt spitalit më të afërt, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related