Prokurorja federale e Belgjikës i shkon në zyrë Altin Dumanit, gati shpërthimi i dosjeve të nxehta, ja …

Data

Në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) zbarkoi ditën e djeshme prokurorja federale belge, Ann Frasen. Ajo ishte e shoqëruar nga grupe hetimi që janë skuadra të përbashkëta me SPAK. Frasen do të rikthehet sërish në Prokurorinë e Posaçme sot. Dosjet e nxehta mes palëve mbahet sekret, por e sigurt është që janë në zhvillim e sipër. Burime bëjnë me dije se kjo vizitë është pjesë e një bashkëpunimi intensiv midis autoriteteve belge dhe shqiptare për hetimin e disa çështjeve të rëndësishme që lidhen me korrupsionin dhe aktivitetet kriminale të disa zyrtarëve të lartë në Shqipëri.

Pritet që ky hetim të rezultojë në nxjerrjen në pah të emrave të rëndësishëm, mes të cilëve zyrtarë të lartë policorë, gjyqtarë dhe politikanë, pasi autoritetet belge kanë në duar përgjime të rëndësishme të zbardhura nga “Sky Ecc”. Deri më tani prokuroria belge është treguar shumë e kursyer me Shqipërinë në rang shkëmbim informacionesh, sepse në pjesën më të madhe të dosjeve dalin të korruptuar pushtetarë të lartë dhe nuk i dërgohen dikujt këto prova për të hetuar veten e vet. Në këtë rast takimi i Ann Frasen me Altin Dumanin paralajmëron dhe jep sinjale se dosje të nxehta pritet të shpërthejnë në vijim.

Hetimet

Vizita e prokurores federale konsiderohet si një hap drejt intensifikimit të hetimeve dhe mund të shënojë fillimin e zbulimit publik të disa rasteve të mëdha korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin nga disa figura të njohura në vend. Burime kanë pohuar se shumë nga këto përgjime përmbajnë fakte dhe dëshmi që ndërlidhen drejtpërdrejt me veprimet e disa zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Provat e mbledhura përfshijnë komunikime të përgjuara dhe transaksione të dyshimta financiare, që mund të sjellin prova të pamohueshme kundër zyrtarëve të përfshirë. Këto dosje të ngarkuara me të dhëna të rëndësishme mund të ketë pasoja të mëdha për skenën politike dhe institucionet gjyqësore në Shqipëri.

Nëse hetimet rezultojnë me sukses, shumë figura të njohura të politikës dhe drejtësisë shqiptare mund të përballen me akuza të rënda për korrupsion dhe bashkëpunim në aktivitete kriminale. Gjithashtu, përfshirja e prokurorisë belge mund të çojë në ndëshkime më të rrepta për zyrtarët e përfshirë dhe do të sinjalizojë një nivel më të lartë bashkëpunimi dhe transparence në hetimet ndërkombëtare.

Njoftimi i SHBA

Përveç Belgjikës, e cila do të furnizojë me informacione të reja SPAK, Altin Dumani forcoi së fundmi bashkëpunimin edhe me partnerë si Brazili. Dje, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u shpreh se drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i cili kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo, Brazil, ka forcuar bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm të fushës së zbatimit të ligjit në çmontimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar.

“Dumani dhe kolegët e tij u angazhuan me zyrtarë dhe prokurorë të policisë braziliane të nivelit më të lartë dhe shkëmbyen informacion për fuqinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë në transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related