Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare më 5 mars, ku pritet të diskutohen dhe miratohen disa projektligje dhe çështje procedurale.
Megjithatë, në rendin e ditës të publikuar zyrtarisht nuk është përfshirë çështja e ish-zv/kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.
Po ashtu, në agjendën e seancës nuk figuron as kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të saj.
Mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të diskutohet në një seancë të ardhshme parlamentare.
